Aktualitet

Policia rrugore shton kontrollet në Tiranë, arrestohet 11 persona nën efektin e lëndëve narkotike

Po ashtu janë goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjëist e policisë.  

26 Shkurt 2023, 10:36 Nga I.A
Policia rrugore shton kontrollet në Tiranë, arrestohet 11 persona
Pamje nga kontrollet

TIRANË- 11 persona janë arrestuar në Tiranë për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë 9 drejtues mjetesh si dhe 2 pasagjerë. Po ashtu janë goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjëist e policisë.  

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës Punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar shërbime të dedikuara dhe parandaluese, për evidentimin e shkeljeve me rrezikshmeri të lartë për sigurinë rrugore. Nga kontrollet e ushtruara në akset rrugore me potencial për ngjarje rrugore, si dhe evidentimin e drejtuesve të mjeteve me sjellje agresive, në raport me shpejtësinë dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës:

• 7 drejtues mjetesh, të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike; • 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e Policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike. Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

 

arrestohen 11 persona ne torane

Sondazh

Poll