Aktualitet

Vlora zgjohet 'nën flakë', ndizen disa vatra zjarri në qytetin bregdetar, rrezikohen banesat e qytetarëve

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por bëhet me dije se për shkak të flakëve që po përhapen, rrezikohen disa banesa aty pranë.

26 Shkurt 2023, 09:24 Nga I.A
Vlora zgjohet 'nën flakë', ndizen disa vatra zjarri në
Foto Ilustruese

VLORË- Disa vatra zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se fillimisht zjarri ka rënë në lagjen '10 korriku'. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por bëhet me dije se për shkak të flakëve që po përhapen, rrezikohen disa banesa aty pranë.

Por më pas është raportuar dhe për disa vatra të tjera zjarri në qytetin bregdetar. Një vatër zjarri është shfaqur edhe në fushën e trajtimit të mbetjeve. Vatra zjarri janë shfaqur edhe në fshatin Kocul dhe në pyllin e Sodës ku janë shkrumbuar disa pisha.

Mendohet se vatrat e zjarrin janë të qëllimshme. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll