Aktualitet

EMRI/ Arrestohet shqiptari në Itali, autor i disa vjedhjeve, karabinierët e identifikuar nëpërmjet ADN-së

Erjon Rama, 28-vjeçari shqiptar, u arrestua falë gjurmëve të ADN-së të mbledhura në vendin e krimit.

26 Shkurt 2023, 09:54 Nga I.A
EMRI/ Arrestohet shqiptari në Itali, autor i disa vjedhjeve,
Karabinieri

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali si autor i disa vjedhjeve. Nordest24 shkruan se Policia e Bassano-s, së bashku me kolegët e saj nga Ankona, arritën të identifikonin autorin e një sërë vjedhjesh të banesave të ndodhura në Bassano del Grappa dhe Romano d'Ezzelino. 

Erjon Rama, 28-vjeçari shqiptar, u arrestua falë gjurmëve të ADN-së të mbledhura në vendin e krimit. Hajdutët pasi tentuan pa sukses të hynin në tri shtëpi, në një shtëpi të katërt vodhën një tabletë dhe 500 euro cash.

Karabinierët analizuan fotot dhe videot e qarqeve të video-mbikëqyrjes bashkiake, videot e shtëpive fqinje dhe dëshmitë e disa personave, duke arritur të identifikonin automjetin e përdorur nga hajdutët, një makinë të vogël ngjyrë gri, si dhe zbuluan praninë e gjakut në vendngjarje. Arrestimi i Ramës përfaqëson fazën e parë të hetimeve për të identifikuar të gjithë grupin.

erjon rama

Sondazh

Poll