Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vidhte pula në Kuçovë, dhunohet 52-vjeçari nga pronarët e banesës, dërgohet drejt spitalit të Traumës

Fillimisht Brisku është dërguar në spitalin e Kuçovës për të marrë ndihmë mjekësore. 

26 Shkurt 2023, 07:53 Nga I.A
EMRI/ Tentoi të vidhte pula në Kuçovë, dhunohet
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Një tentativë për vjedhje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuçovë. Mësohet se një 52-vjeçar me emrin Lefter Brisku, tentoi që të hyntë në një banesë për të vjedhur pula. Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ pranë varrezave të qytetit.

Por pronarët e shtëpisë janë ngritur nga gjumi për shkak të zhurmës që është krijuar dhe kanë kapur Briskun në kotecin e pulave. Ndaj tij është ushtuar dhunë nga djali pronarëve të shtëpisë. Fillimisht Brisku është dërguar në spitalin e Kuçovës për të marrë ndihmë mjekësore. 

Por për shkak të gjendjes së rëndë dhe frakturave që ka pësuar në kokë nga dhuna, 52-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

lefter brisku

Sondazh

Poll