Aktualitet

Grabitja e një celulari që përfundoi në plagosje, arrestohet në Greqi 15-vjeçari shqiptar. Si ndodhi përleshja mes tyre

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt. Të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona dhe një prej tyre ka arritur të largohet. Tjetrin, shqiptari dhe miqtë e tij e kanë rrethuar dhe i kanë marrë celularin.

25 Shkurt 2023, 22:19 Nga F.M
Grabitja e një celulari që përfundoi në plagosje, arrestohet
Policia greke

GREQI- Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë kanë dashur t’i vjedhin celularin një adoleshenti, por kanë përfunduar duke e plagosur atë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt. Të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona dhe një prej tyre ka arritur të largohet. Tjetrin, shqiptari dhe miqtë e tij e kanë rrethuar dhe i kanë marrë celularin.

16-vjeçari është kundërpërgjigjur, por 15-vjeçari shqiptar e ka qëlluar me thikë. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa shqiptari e shokët e tij janë marrë në pyetje nga policia.

shqiptari plagos adoleshentin ne greqi

Sondazh

Poll