“Mbajnë 3 pasaporta në xhep”/ Berisha: Ministrat e Ramës 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë
Sali Berisha TEPELENË-Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bllokon hetimet me komision parlamentar” për udhëtim...
Berisha foli për rrogat dhe pensionet në vend, duke theksuar se në Shqipëri janë vjedhur e shpërdoruar fondet.
GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Në fjalën e tij, Berisha foli për rrogat dhe pensionet në vend, duke theksuar se në Shqipëri janë vjedhur e shpërdoruar fondet.
'Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon. Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme.
Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet.
Çfarë ndodhi nga ajo periudhë? U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione.
Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.
Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.
Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.
KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.
Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë.'- tha Berisha.
Sali Berisha TEPELENË-Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bllokon hetimet me komision parlamentar” për udhëtim...
Sali Berisha TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat në Tepelenë. Berisha dekl...
Shpetim Idrizi TIRANË- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka marrë vendimin të garojë...
Ilir Meta, Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi moshën e kryetarit të PD, Sali Berisha, gjat...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar detaje për dëshminë e tij në SPAK, dy dit...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar gjithashtu deklaratat e thëna një ditë më par&eum...
Gjergji Gjata KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ishte një prej emrave që u prezantua si kandidat i mundshëm në Korçë, ...
Sali Berisha BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I pranishë...
Sali Berisha BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar biznesin e kromit në Martanesh. I ndodhur në Bulqizë, Berisha tha se aty ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar me çdo kusht nga 'karrigia'. I pranish&e...