24 Shkurt 2023, 20:03
Nga F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar gjithashtu deklaratat e thëna një ditë më parë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, lidhur me inceneratorët. Në një takim me banorët e Laknasit dhe krah kandidatit për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, Meta tha se Ahmetaj ka pasur përgjegjësitë e tij si ministër, por sipas tij, nuk ka gënjyer kur ka thënë që nuk ka pasur mjaftueshëm fuqi për të lëvizur të gjihë qeverinë. Duke ruajtur të njëjtën linjë me kryedemokratin Sali Berisha, Meta tha se gjithçka është bërë vetëm me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se kreu i qeverisë ka ‘shpëtuar’ deri më tani, por të gjithë ‘shokët’ i ka çuar pas hekurave, referuar socialistëve të arrestuar.
Pjesë nga fjala e Metës:
Si tha dje ish-ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë”, për punën e inceneratorëve. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë të cilat me procedura normale do të kërkonin të paktën 6 muaj. Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, sic i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirin, vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë. Këtu çmimet janë shumë herë më të shtrenjat se në Greqi dhe në BE. Ndihma ekonomike në Shqipëri është ku thërret qameti. Këtu shkon 56 euro në muaj mesatarja, në Kosovë shkon 120 euro. Mbështetja për bujqësinë është inekzistente. I themi këto për të kuptuar se sa shumë ka rrëshqitur vendi në pasiguri.
Çfarë tha Berisha sot?
Kryedemokrati tha se Ahmetaj i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu shtoi se Arben Ahmetaj ia numëroi aty ku e meritonte Veliajt, pasi sipas tij Ahmetaj nuk kishte firmosur për inceneratorin e Elbasanit, por përgjegjësi ishte Veliaj. Ai premtoi edhe se do të nxirrte kush i dha gazetarit Adriatik Doçit dokumentat e dhomave të hoteleve ku pretendohet se ka ndenjur ish-zv.kryeministri.
ilir met sali berisha
Politike
24 Shkurt 2023, 19:50
F.M
Gjergji Gjata
KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ishte një prej emrave që u prezantua si kandidat i mundshëm në Korçë, ...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:45
F.M
Sali Berisha
BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I pranishë...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:23
F.M
Sali Berisha
BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar biznesin e kromit në Martanesh. I ndodhur në Bulqizë, Berisha tha se aty ...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar me çdo kusht nga 'karrigia'. I pranish&e...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:09
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë të n...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:07
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Bulqizë për 32-vjetorin e themelimit të Partis&eum...
Politike
24 Shkurt 2023, 18:07
F.M
Sali Berisha
BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar sot në Bulqizë. Në fjalën e mbajtur para demokratëve, ai tha se PD...
Politike
24 Shkurt 2023, 17:18
I.A
Arlind Qori
TIRANË- Partia më e re politike “Lëvizja Bashkë” denoncoi nga Gjykata e Shkallës së Parë në...
Politike
24 Shkurt 2023, 17:21
Floriri
TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...
Politike
24 Shkurt 2023, 17:02
Edi Rama
TIRANË- Mazhoranca socialiste bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor p...