Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: Në 24 orët e fundit ka 11 raste të reja, 7 të shtruar në spital

Në 24 orët e fundit, janë kryer 409 testime, ndërsa rastet e reja janë shpërndarë 5 në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

24 Shkurt 2023, 18:47 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: Në 24 orët e fundit ka 11 raste
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, janë kryer 409 testime, ndërsa rastet e reja janë shpërndarë 5 në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 409 testime, ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 5 në Tiranë, 2 në Pogradec, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë. Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,717 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409

Testime totale 2,039,035
Raste pozitive 333,466
Raste të shëruara 329,717
Raste Aktive 151
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123
Fier 9
Berat. 5
Shkodër. 4
Vlorë 4
Korçë. 3
Lezhë. 3

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll