Aktualitet

"S'ka ndodhur në ambientet tona"/ Vajzat rrahën njëra-tjetrën, reagon shkolla "Kongresi i Manastirit" pas PAMJEVE të RËNDA: Kemi njoftuar Policinë

Në reagimin e shkollës, pretendohet se ngjarja nuk ka ndodhur në mjediset e shkollës, ndërsa shtojnë se asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre.

24 Shkurt 2023, 17:44 Nga k.m.
"S'ka ndodhur në ambientet tona"/ Vajzat rrahën
Foto ilustruese

TIRANË- Shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” ka reaguar për herë të parë për videon e një sherri mes nxënesve të këtij institucioni që kanë tronditur opinionin publik. Në reagimin e shkollës, pretendohet se ngjarja nuk ka ndodhur në mjediset e shkollës, ndërsa shtojnë se asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre.

"Megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre. Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni,"-shkruhet në njoftim.

REAGIMI I SHKOLLËS:

Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën. Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”. Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë. Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre. Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni. Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm. Faleminderit

Në videon e publikuar sot në rrjetet sociale, shihen disa vazja që kapin nga flokët dhe godasin një vajzë për disa sekonda derisa vajza arrin të largohet. 

tirane dhunohen te miturat ne tirane

Sondazh

Poll