24 Shkurt 2023, 11:27
Nga A.B
Elton Tahiri
TIRANË- Vdekja e Elton Tahirit vë në pranga mikun e tij të ngushtë, Majdiel Husa. Policia e Shtetit, bën të ditur se shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit është bërë mbidoza nga lëndët narkotike, të cilat i ka konsumuar në shtëpinë e shokut të tij. Husa, është arrestuar për shkak se nuk kallëzoi ngjarjen në Polici, madje tentoi ta fshihte atë duke dërguar trupin në një vend tjetër.
Shoku e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të Tahirit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga Husa për transportimin e trupit të pajetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajetë në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit. Vihet në pranga shtetasi M. H. (shoku i 48-vjeçarit), pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit. Sekuestrohen sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e seksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit.
Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
elton tahiri vdes 48-vjecari ne tirane majdiel husa
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 11:17
A.B
Anija me emigrante
BRITANI E MADHE- Arrestohet shqiptari në Angli. Mediat britanike bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 11:03
k.m.
Amar, Dritan Shkëmbi
DUBAI- Amar (Dritan) Shkëmbi, është arrestuar një ditë më parë nga Policia në Abu Dhabi t...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:51
f.g
Foto nga shkrimi
TIRANE- Një artikull i "The Guardian" vë theksin te rritja e alternativave që turistët të kenë mundësi ...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:54
A.B
Artan Fuga
TIRANË- Akademiku i njohur Artan Fuga do të kandidojë për kryetar të Akademisë së Shkencave përball...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:49
A.B
Ambulance
LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Balldre. Një person ka ...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:33
A.B
Edi Rama
JAPONI-Kryeministri Edi Rama është takuar me një shqiptar në Hiroshima. Këtë takim, ai e ka regjistruar dhe ndar&eum...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:32
A.B
Policia
FIER- Policia ka arrestuar një 42-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Personi me inicialet D.R, ban...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 23:34
I.A
Radha ne Korçe
KORÇË- Rritja e çmimit të patentës në 850 mijë lekë ka bërë që të kri...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 10:07
A.B
Policia
ITALI- Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Cosenza. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 09:57
A.B
Anija
DURRËS- Katër anije të NATO-s kanë mbërritur në portin e Durrësit. Një flotilje e përbërë...