Aktualitet

E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti 'Benz' në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të tjera pranë

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

24 Shkurt 2023, 07:48 Nga A.B
E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti 'Benz' në
Makinat

ELBASAN- Digjet gjatë natës një mjet në lagjen '5 Maji'. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në Elbasan, brenda parkimit të pallatit. Mjeti tip "Benz", në pronësi të Dritan Turanit, banues në Elbasan, i parkuar në parkimin poshtë pallatit është gjetur i djegur. Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti 'Benz' në

'Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen "5 Maji", ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit. Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë. Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.'- njofton policia. 

Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. 

digjet makina ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll