23 Shkurt 2023, 18:05
Nga F.M
Erion Alibej dhe Leonard Palushi
ELBASAN- Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave për porositjen e një sërë vrasjesh në Elbasan, përfshirë atë të Emiljano Ramazanti e Regis Runajt, ka treguar se Leonard Palushit, efektivit të arrestuar nuk i ka dhuruar vetëm një makinë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se në rrëfimin para prokurorëve të Posaçëm, Alibej është shprehur se i ka dhuruar Leonard Palushit, dhe një set kamerash filmike HD dhe DVN, të cilat janë instaluar falas prej tij në lokalin që ish-efektivi ka në zonën e Astirit në Tiranës.
Në dëshminë e tij, Alibej ka treguar se në një nga takimet që ka zhvilluar në banesën e tij me Leonard Palushin, ky i fundit ka parë kamerat e instaluara dhe ka kërkuar që t’i kishte dhe ai në lokal. Kamerat, sipas Alibejt janë instaluar nga një person që njihet si ‘Klodi i kamerave’, por që ende nuk është identifikuar.
“…me IPAD unë vëzhgoja, kamerat e sigurisë që kisha në apartament dhe në rrugë afër pallatit ku banoja. Mbaj mend që Leonard Palushi më thotë se kamerat ishin shumë ta qarta dhe shumë të pastra në cilësinë e filmimit. Leonardi më shpjegoi se ishte në përfundim të një lokali në zonën e “Astirit” në Tiranë, nuk më tha se ku saktësisht. Por më tha se ishte në kërkim të vendosjes së kamerave të sigurisë në lokal dhe në garazhin e shtëpisë, të cilën e kishte afër lokalit. Unë i them Leonardit që djalin, i cili mi ka montuar kamerat e familjes unë e kam shok, e njoh. Ky djali njihet si Klodi i Kamerave, mbiemrin nuk ia di dhe i shpjegoj Leonardit se Klodi e ka dyqanin tek rruga, ku ndodhet piceri “Gjemi”, në Elbasan. Nuk mbaj mend mirë, ose i kam dhënë unë kontaktin e telefonit që e kam lidhur me Klodin ose Leonardi, ka vajtur vetë tek dyqani i kamerave. Më kujtohet që kam thirrur Klodin, tek shpia ime dhe i kam thënë që do shkosh dhe do t’i bësh Leonardit, të gjitha punimet që ka nevojë në lidhje me kamerat dhë në fund të punës, nuk do t’i marësh asnjë lek por do t’i thuash që për respeckt, e ke nga Erioni. Pasi u vendosën kamerat, komunikoj me Klodin dhe e pyes nëse Leonardi ishte i kënaqur me punën e kamerave. Mbaj mend që Klodi më thotë që Leonardi ishte shumë i kënaqur sespe i kishte bërë një punë shumë të mirë te lokali. Leonardi, në një takim që kam bërë me të, pasi u vendosën të gjitha kamerat, më shprehet se nuk ishte e nevojshme që unë ta bëja atë veprim. Por mbaj mend, që i kam thënë që të mos e vriste mendjen se atë ia kisha bërë dhuratë për respekt…”-thotë në dëshminë e tij Erion Alibej.
Ish-komisari Leonard Palushi është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. SPAK ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, në këmbim të mjetit që ka marrë si dhuratë. Si 'shpërblim', Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve.
erion alibej leonard palushi
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 17:41
F.M
Petraq Milo
MALI I ZI- Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi që dhunoi Petraq Milon, kryetarin e Komisionit të...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 17:32
F.M
Enrico Credendino
ITALI- Admirali Enrico Credendino, në seancën dëgjimore para Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës ësht&eu...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 17:31
k.m.
Pamje nga aksioni
SPANJË- Një hetim i përbashkët i mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 të dyshuarve...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 17:30
F.M
Sherr në autobus
TIRANË- Sherr në linjën e autobuzit të Tiranës së Re. Një djalë që ka hipur në urba...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 17:14
k.m.
Anita Mici
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Durrës, Anita...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:59
F.M
Amar (Dritan) Shkëmbi
TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit në vendin tonë janë ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:22
k.m.
Foto ilustruese
Brenda verës pritet që në Tiranë të bëhen funksionale linjat e shpejta të autobusëve. Bëhet fj...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:14
F.M
Amar Dritan Shkëmbi
TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi është 39-vjeçari i arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
DUBAI- Një prej autorëve të dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar në Emiratet ...