Aktualitet

Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici

Në momentin që KPA mori vendimin për të, Mici nuk ishte e pranishme në sallë.

23 Shkurt 2023, 17:14 Nga k.m.
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, shkarkohet nga detyra
Anita Mici

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Durrës, Anita Mici, duke e konsideruar të pabazuar në fakte dhe në ligj vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e saj. Në momentin që KPA mori vendimin për të, Mici nuk ishte e pranishme në sallë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anita Mici. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023.

Anita Mici është një emër i njohur në drejtësi. Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Po ashtu, liroi Viktor Ymerin gjithashtu i njohur si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës. Gjyqtarja, gjithashtu ka kryesuar trupin gjykues që ‘vulosi’ mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema, i cili u ekzekutua më pas.

anita mici

Sondazh

Poll