Aktualitet

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 qytetarë të infektuar dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit. 7 në spital

Janë kryer 385 testime, nga të cilat rastet e reja janë shpërndarë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

23 Shkurt 2023, 16:56 Nga k.m.
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 qytetarë të
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 9 persona të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Janë kryer 385 testime, nga të cilat rastet e reja janë shpërndarë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 385 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

23 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë. Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Shkodër. 4
Lezhë. 4
Berat. 3
Vlorë 3
Korçë. 2

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll