Aktualitet

Vjedhje në Dimal, disa persona i hyjnë në banesë të moshuarit dhe i marrin 1.5 mln lekë

Ende nuk dihet se si ata kishin siguruar çelsat e banesës që hynë brenda morën lekët si dhe telefonat e të zotëve të banesës.

23 Shkurt 2023, 15:43 Nga I.A

Vjedhje në Dimal, disa persona i hyjnë në banesë të

DIMAL- Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Goriçan të Dimalit. Mësohet se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një 64-vjeçari me iniciale P.Xh dhe i kanë vjedhur 1.5 milionë lekë. Ende nuk dihet se si ata kishin siguruar çelsat e banesës që hynë brenda morën lekët si dhe telefonat e të zotëve të banesës.

Njoftimi i Policisë: 

Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

vjedhje ne dimal

Sondazh

Poll