Politike

Bllokohet hyrja e Kuvendit, shtyhen deputetët/ Tritan Shehu i kthehet kamerave: Ky është grusht shteti

Deputetët e përjashtuar demokratë po tentojnë që të hyjnë në sallë, por janë penguar nga Garda duke u shtyrë me forcë jashtë.

23 Shkurt 2023, 10:05 Nga k.m.
Bllokohet hyrja e Kuvendit, shtyhen deputetët/ Tritan Shehu i kthehet
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Ende pa nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka tension dhe përplasje me deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës. Deputetët e përjashtuar demokratë po tentojnë që të hyjnë në sallë, por janë penguar nga Garda duke u shtyrë me forcë jashtë. Për të treguar se çfarë ndodhi, deputeti Tritan Shehu është kthyer nga kamerat e dha mesazhin e tij: Ky është grusht shteti.

Ndërkohë duke qenë se ndryshe nga herët e tjera media nuk është lejuar që t'u afrohet deputetëve për të dëshmuar nga afër pamjet, deputetët po filmojnë vetë.

seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll