Politike

Tingujt e serenatës korçare 'Perëndesha e bukurisë' në Tokio, Rama ndan videon e artistes japoneze me klarinetë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje videon e një artisteje japoneze e cila luan në klarinetë melodinë shqiptare, tingujt e serenatës së famshme korçare 'Perëndeshë e bukurisë'. 

23 Shkurt 2023, 08:37 Nga a.l
Tingujt e serenatës korçare 'Perëndesha e
Tokio

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje videon e një artisteje japoneze e cila luan në klarinetë melodinë shqiptare, tingujt e serenatës së famshme korçare 'Perëndeshë e bukurisë'. 

Kreu i qeverisë e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni dy ditë më parë. Rama pritet të qëndrojë atje deri më 25 Shkurt, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të politikës. Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi së bashku me homologun e tij japonez Fumio Kishida një konferencë për shtyp. Ai shprehu mirënjohjen për vizitën që po kryen në Tokio. Ai u shpreh se angazhimi i qeverisë së Japonisë për emërimin e një ambasadori përgjegjës për Ballkanin Perëndimor është lajm i shkëlqyer. 

edi rama

Sondazh

Poll