Aktualitet

'Shija e kafesë shqiptare në botë'/ Kompania 'Mulliri Vjetër' hap dyqanin e parë në Egjipt

Rrjeti i kafesë, i cili operon me 25 dyqane në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ka treguar se zgjerimi i tij në Afrikën e Veriut mund të jetë një hap drejt zgjerimit të mëtejshëm ndërkombëtar.

23 Shkurt 2023, 08:09 Nga A.B
'Shija e kafesë shqiptare në botë'/ Kompania
Mulliri i Vjeter

TIRANË- Rrjeti shqiptar i kafeve 'Mulliri Vjetër' ka hapur dyqanin e tij të parë në Egjipt në komunitetin Mivida, Kajro e Re. Operatori me bazë në Tiranë tha për 'worldcoffeeportal.com' se dyqani i ri është pjesë e planit të tij për të sjellë një 'eksperiencë të kafesë shqiptare për klientët në mbarë botën', kjo një tregues i aspiratave të zinxhirit të kafesë për rritje të mëtejshme ndërkombëtare.  

Rrjeti i kafesë aktualisht operon me 25 dyqane në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mulliri Vjeter shpërndan gjithashtu markat e kafesë të paketuara Mulliri dhe Pazari Kafe Turke, të cilat shpërndahen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe SHBA. 

Hulumtimi i Portalit Botëror të Kafes zbuloi se tregu total i kafeneve të markës egjiptiane përfshin më shumë se 575 pika dhe pritet të arrijë në 830 pika deri në vitin 2027. Tregu i përqendruar te vlera udhëhiqet nga Cilantro Café i cili shtoi 10 pika të reja neto vitin e kaluar për të arritur në 82 dyqane. 

Operatorë të tjerë të pranishëm në zonën Mivida të Kajros së Re përfshijnë Starbucks, Caribou Coffee, Costa Coffee dhe Second Cup. 

mulliri i vjeter

Sondazh

Poll