Aktualitet

Plagosja në Librazhd, cili ishte qëllimi i "problematikut" të qytetit? 35-vjeçari po pinte kafen, Biçaku e qëlloi, por s'ishte ai shënjestra

Sipas të dhënave të deritanishme mendohet se Biçaku ka pasur një tjetër problem dhe ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, i cili u kap rastësisht nga plumbat.

22 Shkurt 2023, 11:28 Nga k.m.
Plagosja në Librazhd, cili ishte qëllimi i "problematikut"
Shpetim Skura dhe Albi Biçaku

LIBRAZHD- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja që ndodhi një ditë më parë në Librazhd. Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i njohur si person problematik në qytet, por duket se nuk e ka pasur për qëllim që të lëndonte Skurën. Sipas të dhënave të deritanishme mendohet se Biçaku ka pasur një tjetër problem dhe ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, i cili u kap rastësisht nga plumbat.

I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes. Në atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën. Ndërkohë që nga Policia e Librazhdit ende vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit. 

 

shpetim skura albi bicaku plagosje ne librazhd

Sondazh

Poll