Aktualitet

Tritan Shehu akuzon qeverinë: Keni lënë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë

 Shehu shkruan se ky traktat, ka hyrë në fuqi më vitin 1998, skadon brenda këtij viti dhe Ministra e Jashtme vazhdon gjumin dhe nuk jep asnjë alternativë për më tej.

22 Shkurt 2023, 11:16 Nga I.A
Tritan Shehu akuzon qeverinë: Keni lënë në harresë
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se Traktati i Miqësisë me Greqinë është lënë në harresë nga qeveria shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu ka theksuar se ky traktat është i pari dokument bilateral. Shehu shkruan se ky traktat, ka hyrë në fuqi më vitin 1998, skadon brenda këtij viti dhe Ministra e Jashtme vazhdon gjumin dhe nuk jep asnjë alternativë për më tej.

Postimi i Plotë:

Qellimshem Qeveria shqiptare le ne harese Traktatin e Miqesise me Greqine. Ndersa ky traktat, I firmosur me 1996 e i hyre ne fuqi me 1998, skadon brenda ketij viti… Ministra jone e Jashteme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnje alterantive per me tej! Ne fakt edhe Qeverite e mepareshme socialiste e kane lene ne “harese” per “xhelozi” a dicka tjeter kete Traktat shume te rendesishem per maredheniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit. Nje Traktat baze ai, shume i gjere ne mundesite, qe krijon ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapesirave te reja ne kete drejtim. Ne fakt eshte i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.

Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji. Traktati i Miqesise, ky dokument madhor, qe duhet perdorur edhe si themel politik i zgjidhjes se ceshtjes se Mareveshjes se hapesirave detare, kerkohet te cfuqizohet ne harese. Nderkaq ne fshehtesi po “punohet” per cuarjen ne Gjykaten Nderkombetare te zgjidhjes se ceshtjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te asaj Mareveshje te pare, racionale e te ekuilibruar ajo. Ndersa nuk po behet asnje perpjekje per “rigjallerimin” e atij Traktati Miqesie, vlerave te tij, shume te dobishme ato per sot e neser…. Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit… Te shohim cfare tjeter “risie” nga erresira do te na sjelle kjo neser….

tritan shehu

Sondazh

Poll