Sport

VIDEO / Pamje spektakolare, në Angli duatrokiten futbollistët e mëdhej, pavarësisht nëse janë kundërshtarë

Tifozeria e Liverpulit nuk e harron respektin as kur ekipi i zemrës është duke humbur 2-5, teksa duatroket si Benzemanë, ashtu dhe Modriçin, në momentin që zëvendësohen nga Karlo Ançeloti.

22 Shkurt 2023, 12:27 Nga DOSJA

VIDEO / Pamje spektakolare, në Angli duatrokiten futbollistët e

ANGLI - Liverpuli mori një nga humbjet më të hidhura në histori mbrëmjen e djeshme. Të kuqtë e Klopit u mposhtën me shifrat 2-5 nga Reali i Madridit, i cili arrin një tjetër përmbysje spektakolare në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht viteve që mbajnë mbi supe, Modriçi dhe Benzemaja ishin dy nga më të mirët në fushën e lojës.

Sulmuesi francez arriti edhe të shënonte dy gola në këtë përballje. Dy lojtarët e Realit kanë fituar respektin e tifozëve me paraqitjen e tyre, por edhe me atë çfarë kanë bërë përgjatë karrierës.

Tifozeria e Liverpulit nuk e harron respektin as kur ekipi i zemrës është duke humbur 2-5, teksa duatroket si Benzemanë, ashtu dhe Modriçin, në momentin që zëvendësohen nga Karlo Ançeloti. Një gjest mjaft i bukur i tifozëve anglezë, që tregojnë se klasi nuk mund të urrehet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll