Aktualitet

Djegia e mjetit në Shkodër, Policia: Makina është në pronësi të 'TV Rozafa', po punojmë për kapjen e autorit

Mjeti tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në rrugën “Vaso Kadia”.

22 Shkurt 2023, 11:07 Nga A.B
Djegia e mjetit në Shkodër, Policia: Makina është në
Policia

SHKODËR-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me djegien e mjetit të Gasper Kokajt. Sipas forcave blu, mjeti tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në rrugën “Vaso Kadia”. Aktualisht po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

gasper kokaj

Sondazh

Poll