Aktualitet

Policia në kërkim të bandës së 7 shqiptarëve! Gjendet mjeti i dytë i tyre, mediat greke: Janë të përfshirë në trafikun e drogës

Për momentin, 7 shqiptarët nuk janë identifikuar, ndërsa identiteti i viktimës me origjinë shqiptare, i moshës rreth 30-35 vjeç, është ende një mister.

22 Shkurt 2023, 09:53 Nga A.B
Policia në kërkim të bandës së 7 shqiptarëve!
Makina

GREQI- 'Bandë e përfshirë në trafikun e drogës'- kështu raportojnë mediat greke për 7 shqiptarët e arratisur pas vrasjes së bashkëatdhetarit të tyre. Policia ka nisur hetimet për vrasjen që ndodhi një natë më parë në një kafene. 

Pas vrasjes së shqiptarit, Policia ka gjetur një mjet 'Xhip' të gjetur në afërsi të kafenesë që dyshohet se i përkiste njërit prej shtatë shqiptarëve, e po ashtu kanë gjetur edhe një veturë 'Mercedes' e cila dyshohet se i përkiste edhe njërit prej të 7-tëve.

Për momentin, 7 shqiptarët nuk janë identifikuar, ndërsa identiteti i viktimës me origjinë shqiptare, i moshës rreth 30-35 vjeç, është ende një mister. Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë rreth orës 23:40 në një kafe me nargjile në rrugën Kastamonis, në Nea Ionia, ku një shqiptar vdiq pasi u qëllua me armë zjarri. 

vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll