Aktualitet

Ishte duke punuar mbi urën në hyrje të qytetit të Klosit, humb jetën punëtori (EMRI)

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30, teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fiktë.

22 Shkurt 2023, 09:46 Nga A.B
Ishte duke punuar mbi urën në hyrje të qytetit të Klosit,
Ambulance

KLOS- Një punëtor që ndodhej duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Mujedin Biba, rreth 58-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30, teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fiktë. Më pas, Biba u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit. Këtu u konfirmua vdekja e tij. 

Dyshohet se 58-vjeçari me origjinë nga Kukësi humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak. Policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

mujdedin biba

Sondazh

Poll