Politike

Kërkoi informacion për çështjen ‘McGonigal’, Salianji: SPAK ende nuk ka kthyer asnjë përgjigjie! SHISH i përgjigjet vetëm Ramës

21 Shkurt 2023, 13:57 Nga k.m.
Kërkoi informacion për çështjen ‘McGonigal’,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë përgjigjie nga SPAK përsa i përket pyetjeve të tij lidhur me çështjen McGonigal. 

"Jam sot për të konfirmuar me shkresa pasi dihet se të gjitha institucionet janë nën thundër të autokratit. Të gjitha institucionet prej një muaji nga frika e Ramës ose heshtin ose kanë frikë të përgjigjen. Me urdhër të Ramës është anuluar ngritja e Komisionit Hetimor dhe mocioni për debat. Disa institucione janë përdorur për të goditur kundërshtarët politikë, në media. SPAK, SHISH, dhe Ministrisë së Brendshme u janë dorëzuar disa kërkesa për informacion. Ministria ktheu përgjigjen se ministri i brendshëm apo zyrtarë të tij nuk kanë pasur asnjë takim me ish-zyrtarin e FBI-së. SHISH i kapur nga kryeministri thotë se i përgjigjet vetëm kryeministrit. SPAK me keqardhje të plotë, edhe sot e kësaj dite nuk ka fuqi të kthejë përgjigje sipas ligjit. Kur si kthen përgjigje një deputeti imagjinoni për një qytetar të këtij vendi,"- tha ai.

vijon...

ervin salianji

Sondazh

Poll