Politike

Kushi: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, do i kompletojmë laboratoret tona të teknologjisë

Kushi deklaroi se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e.

21 Shkurt 2023, 12:51 Nga A.B
Kushi: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, do i kompletojmë
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli ditën e sotme për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP). Ajo theksoi se në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që janë në përdorim edhe 981 laptopë ose tableta.

Ministrja shtoi se sot 100 shkolla janë të pajisura me 100 SmartLab-e, me laptopë të teknologjisë së përparuar që shërbejnë edhe si laboratorë për zhvillimin e lëndës së TIK që nga klasa e parë, por janë edhe në dispozicion të mësuesve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në sistemin SMIP.

Kushi tha se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e.

“Në një hark kohor prej dy vitesh ne do t’i kemi të kompletuara me laboratorë të teknologjisë së përparuar të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar”- tha ministrja. 

evis kushi komisioni i edukimit

Sondazh

Poll