Politike

Etika merr vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD, Spaho: Unë do i bie bilbilit, do arrij aty sa të thyej edhe karrige

Spaho u revoltua duke thënë se po bëhet grusht shteti.

21 Shkurt 2023, 09:24 Nga A.B
Etika merr vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD,
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike,Edmond Spaho, mori pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Etikës, e cila po shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin nga seancat plenare të 6 deputetëve të PD-së. Spaho u revoltua duke thënë se po bëhet grusht shteti ndaj do të bëjë zhurmë e do të hyjë në Kuvend sa herë të dojë dhe do guxojë të thyejë dhe karrige për shkak se kanë refuzuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Spaho: Në Kuvend hyj sa herë të dua unë. Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet dhe s’ka ndodhur që të refuzohet ngritja e një komisioni. Dhe kur është refuzuar nga ana juaj ka ndërhyrë Gjykata Kushtetuese. Unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që po ma merr kryeministri për dhunë? Të pezullosh të drejtat kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti. Ky është grusht shteti. Unë po të shpjegoj pse po revoltohem unë.

Bushka: Nuk është ky vendi.

Spaho: Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s'doni t'i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës.

perjashtohen deputetet e pd

Sondazh

Poll