Politike

17-vjeçari me armë në Laç, Kushi: Nuk ishte brenda shkollës, çështja po ndiqet nga Policia

Ministrja deklaroi se edhe pse ngjarja nuk ka ndodhur brenda, i trajtojnë këto raste.

21 Shkurt 2023, 11:54 Nga A.B
17-vjeçari me armë në Laç, Kushi: Nuk ishte brenda
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi komentoi ditën e sotme plagosjen me armë zjarri që ndodhi pak ditë më parë pranë një shkolle në Laç. Ministrja tha se ajo që ndodhi ishte një shqetësim i madh mirëpo ngjarja nuk ndodhi brenda shkollës. Sidoqoftë, ministrja shton se edhe pse nuk ka ndodhur brenda, ato i trajtojnë këto raste me specialistë. 

'Eshtë shqetësim shumë i madh për ne, nuk ka qënë brenda shkollës. Edhe pse ska qënë brenda, ne trajtojmë edhe raste kur fëmija dhunohet nga prindi për shembull. Ne ngrejmë grupe pune për ta ndjekur. Në rastin konkret cështja po ndiqet nga Policia, ndërkohë që ne po vazhdojmë punën tonë me punonjësit psikosocial, me prindërit, në mënyrë që nxënësi të kthehet në sjellje normale dhe ne te punojmë me te. E para në shkollat tona është mirëqënia'- tha Kushi. 

evis kushi

Sondazh

Poll