Sport

Pas një periudhe të errët, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi rikthehet në Hungari

27-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar me ekipe sllovene, kroate, skoceze dhe turke. Eros Grezda numëron 13 ndeshje me Kombëtaren.

20 Shkurt 2023, 22:02 Nga DOSJA
Pas një periudhe të errët, ish-futbollisti i Kombëtares

HUNGARI - Eros Grezda do të luajë në kampionatin hungarez. Mesfushori me tipare sulmuese firmosi për 1 vit e gjysmë me Zalaegerzegi, një skuadër ku u aktivizua për disa muaj në sezonin 2021-2022.

Grezda vlerësohet si një futbollist me përvojë që mund të përshtatet me çdo pozicion në sulm. 27-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar me ekipe sllovene, kroate, skoceze dhe turke. Eros Grezda numëron 13 ndeshje me Kombëtaren.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll