Sport

Lionel Messi kandidati kryesor për çmimin tjetër prestigjioz...

Nëse Messi është në garë për çmimin sportisti i vitit, Argjentina e tij është kandidate për çmimin “skuadra e vitit”, pas triumfit në Kupën e Botës. Në listën e kandidaturave për këtë çmim janë dhe Reali i Madridit, fitues i Champions League, Kombëtarja angleze e futbollit të femrave, që fitoi Kampionatin Europian,

20 Shkurt 2023, 22:25 Nga DOSJA
Lionel Messi kandidati kryesor për çmimin tjetër prestigjioz...

ANGLI - Janë publikuar nominimet për “Laureus World Sports Awards", të konsideruar ndryshe 'Oskarët' e sportit për rëndësinë që kanë duke evidentuar protagonistët më të mirë në kategori të ndryshme dhe që do të jepen në muajin prill.

Emrat e kandidatëve të seleksionuar nga votat e mbi 1.400 gazetarëve sportivë nga e gjithë bota, prej të cilëve do të dalin edhe fituesit që do të përzgjidhen nga "Laureus World Sports Academy”, një juri e përbërë nga 71 legjenda të sportit, janë natyrisht të bujshëm.

Për çmimin “Laureus World Sportsman of The Year" (Sportisti i vitit), në garë janë Lionel Messi, i cili është edhe favoriti i madh, Kylian Mbappe, Rafael Nadal, Max Verstappen, Armand Duplantis dhe Steph Curry MVP i finaleve të NBA.

Nëse Messi është në garë për çmimin 'Sportisti i Vitit', Argjentina e tij është kandidate për çmimin “Skuadra e Vitit”, pas triumfit në Kupën e Botës. Në listën e kandidaturave për këtë çmim janë dhe Reali i Madridit, fitues i Champions League, Kombëtarja angleze e futbollit të femrave, që fitoi Kampionatin Europian, Golden State Warriors, Oracle Red Bull Racing, që fitoi titullin e konstruktorëve në Formula 1, si dhe kombëtarja franceze e rugby për meshkuj, që fitoi turneun Six Nations pas plot 12 vitesh pritjeje.

Në kategorinë e çmimeve është dhe ai për sportisten e vitit, ku spikasin atletja xhamajkane Shelly-Ann Fraser Pryce, notarja amerikane Katie Ledecky, atletja amerikane Sydney McLaughlin Levrone, futbollistja spanjolle Alexia Putellas, skiatorja amerikane Mikaela Shifrin, si dhe tenistja polake Iga Swiatek.

Për çmimin “zbulimi i vitit” garojnë tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, atleti Toby Amusan, patinatori amerikan Nathan Chen, kombëtarja e futbollit të Marokut, tenistja kazake Elena Rybakina apo golfisti amerikan Scottie Shefler.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll