Bota

Familja e tij 'u shua' nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, australiani shet të gjithë koleksionin e tij 'Star Wars' për të ndihmuar njerëzit

Koleksioni i tij vlerësohet të jetë me vlerë mbi 16,000 dollarë AUD (23,255 dollarë) dhe përfshin një lodër të rrallë Greedo të vitit 1978.

20 Shkurt 2023, 21:29 Nga a.l
Familja e tij 'u shua' nga tërmeti i fuqishëm në Turqi,
Koleksionisti i Star Wars

TURQI- Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me personat të cilët janë prekur nga tërmeti i fuqishëm i Turqisë, më datë 6 shkurt të këtij viti. Në përpjekje për të bërë diçka apo për të mbledhur disa fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësia, një burrë po shet koleksionin e tij të gjerë 'Star Wars'.

Nick Ibrahimoglu, nga Queensland, Australi, ka humbur 11 anëtarë të familjes së tij si pasojë e tërmetit, me dhjetëra të tjerë të pastrehë. Ndërsa ai ka shpenzuar vite duke krijuar një bollëk artikujsh të rrallë që lidhen me serialet e suksesshme fantastiko-shkencore, ai tha se është koha që të heqë dorë prej tyre.

Koleksioni i tij vlerësohet të jetë me vlerë mbi 16,000 dollarë AUD (23,255 dollarë) dhe përfshin një lodër të rrallë Greedo të vitit 1978.

"Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj dhimbjen nëpër të cilën po kalojnë këta njerëz. Nuk mund ta kuptosh. Duke parë një baba duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, ndërsa ajo ishte nën beton dhe ajo kishte ndërruar jetë. Ai ende po e mbante për dore. Kjo më theu mua", tha ai. 

Pasi babai i tij, Harry, i kërkoi atij të ndihmonte në mbledhjen e disa parave për të ndihmuar familjen e tyre në Turqi, Nick tha se nuk u mendua dy herë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll