Politike

Ish-deputeti i PS: Rama duhet të shkonte në Kuvend e të përgjigjej për takimet me McGonigal, e ka për detyrë. Jo gjithmonë ka të drejtë kryeministri!

Bushati tha se kryeministri nuk ka gjithnjë të drejtë dhe se në Kuvend mund të dokumentohet puna e qeverisë.

20 Shkurt 2023, 21:56 Nga F.M
Ish-deputeti i PS: Rama duhet të shkonte në Kuvend e të
Ervin Bushati

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të kishte shkuar në parlament për të diskutuar për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës. I ftuar në Euronews Albania, Bushati tha se kryeministri nuk ka gjithnjë të drejtë dhe se në Kuvend mund të dokumentohet puna e qeverisë.

“Patjetër që kryeministri duhet të ishte në parlament. Në logjikën time duhet të ishte në parlament, është vendimmarrja e tij, kryeministri jo gjithmonë ka të drejtë. Sepse aty tregohet puna e qeverisë, aty dominohet jeta politike dhe aty e ka për detyrë në mënyrë legjislative e Kushtetuese. Patjetër që duhet të shkojë dhe do të shkojë sepse ka një mocion-debat,”- u shpreh Bushati.

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera. Nga ana tjetër, debatet e zhvilluara në Kuvend kanë sjellë përjashtimin e shumë deputetëve të Partisë Demokratike./Dosja.al

ervin bushati edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll