Politike

Votimi elektronik, KQZ: Materialet zgjedhore do të transferohen me USB, e pamundur ndërhyrja nga jashtë

Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, ndërhyrja nga jashtë tek të dhënat apo për t’i tjetërsuar ato do të jetë e pamundur nëse materialet do të zhvendosen me USB drejt zonës ku dhe do të dalin rezultatet, madje duke nxjerrë edhe statistika të plota.

20 Shkurt 2023, 21:23 Nga F.M
Votimi elektronik, KQZ: Materialet zgjedhore do të transferohen me USB, e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe në Vorë pajisjet e votimit elektronik do të funksionojnë të shkëputura, për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe eliminimin e ndërhyrjes nga jashtë. Ky informacion është bërë me dije gjatë mbledhbjes së zhvilluar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, ndërhyrja nga jashtë tek të dhënat apo për t’i tjetërsuar ato do të jetë e pamundur nëse materialet do të zhvendosen me USB drejt zonës ku dhe do të dalin rezultatet, madje duke nxjerrë edhe statistika të plota.

“Komisioni Rregullator miratoi llojin e të dhënave që transmetohen nga Pajisja Elektronike e Identifikimit drejt infrastrukturës së teknologjisë së informacionit (TIK) të KQZ dhe rregullat për mēnyrën e transmetimit të tyre. Vendimi përcaktoi në mënyrë të detajuar llojin e të dhënave që transmeton PEI dhe rregullat për mënyrën transmetimit të tyre. Transmetimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë periodike, vetëm me një kah, oneëay dhe metoda e menanxhimit të informacionit në pajisje është read-only, ç’ka e bën të pamundur të modifikohet informacioni në pajisje/të manipulohen të dhënat në të. Risia e vendimit të miratuar sot është disponimi i informacionit rreth pjesëmarrjes së zgjedhësve në mënyrë më të saktë, të plotë dhe të shpejt në rang vendi, në raport me metodën klasike të kampionimit të përdorur deri më sot nga KQZ-ja,”- thuhet në vendimin e bërë me dije nga vetë KQZ.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll