Politike

'I thashë Spahos mos e shkrep'/ Balla: Një deputete e opozitës futi në Kuvend flakadan

Balla deklaroi se deputetja do ia jepte flakadanin Spahos, e për ta parandaluar i kërkoi këtij të fundit që mos ta ndizte. 

20 Shkurt 2023, 11:45 Nga A.B
'I thashë Spahos mos e shkrep'/ Balla: Një deputete e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në seancën e fundit plenare, një deputete e opozitës solli brenda parlamentit një flakadan. Duke mos përmendur identitetin e saj, Balla tha se veprimi i saj ishte i paligjshëm. Balla shtoi se deputetja do ia jepte atë Spahos, e për ta parandaluar i kërkoi këtij të fundit që mos ta ndizte. 

'Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend.Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho.Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”.Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend.'- tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll