Politike

42 vjet marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama vizitë zyrtare në Tokyo

Rama do të vizitojë Japoninë nga datat 21-25 shkurt, ku edhe do të zhvillojë takime me homologun e tij, Fumio Kishida.

20 Shkurt 2023, 12:53 Nga k.m.
42 vjet marrëdhënie Diplomatike me Japoninë, Rama vizitë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Japoninë. Rama do të vizitojë Japoninë nga datat 21-25 shkurt, ku edhe do të zhvillojë takime me homologun e tij, Fumio Kishida.

Në një njoftim për mediat thuhet se gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, përveçse me kryeministrin, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

“Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar,”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Kryeministria.

Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

edi rama edi rama ne japoni

Sondazh

Poll