Politike

Instalacioni 4 milion eurosh në oborrin e Kryeministrisë, Berisha: Për bastardin e xhelatëve, s’ka varfëri

Berisha e konsideton Ramën si ‘bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka-Rama’.

19 Shkurt 2023, 22:58 Nga F.M
Instalacioni 4 milion eurosh në oborrin e Kryeministrisë, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për instalacionin 4 milionë eurosh që do të ndërtohet brenda ambienteve të Kryeministrisë. Në një postim në Facebook, Berisha e konsideton Ramën si ‘bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka-Rama’. Ai shton se për kryeministrin shqiptar nuk ekziston varfëria, ndaj bën instalacion 4 milion eurosh në oborrin e zyrave të tij.

“Për bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka-Rama, varfëria në Shqipëri nuk egziston! Ndaj dhe ai vendos, për të kënaqur syrin dhe xhepin, të blejë instalacionin e drurit për 4 milionë euro, për oborrin e zyrave të tij!”- shkruan Berisha.

Instalacioni me vlerë 4 milionë euro do të ndërtohet nga kompania "Fusha SHPK", brenda ambienteve të Kryeministrisë. "Parku Eden", është emri i instalacionit prej druri që pritet të ndërtohet te Kryeministria.

sali berisha instalacioni i rames edi rama

Sondazh

Poll