Bota

BE vendos sanksione kundër 32 iranianëve mes të cilëve dy zyrtarë

Në botim thuhet se në përputhje me angazhimin e BE-së për të adresuar të gjitha shqetësimet në lidhje me Iranin, duke përfshirë situatat e të drejtave të njeriut, 32 individë dhe 2 persona juridikë do të përfshihen në listën e individëve, subjekteve, organizatave dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese.

20 Shkurt 2023, 15:39 Nga a.l
BE vendos sanksione kundër 32 iranianëve mes të cilëve dy
Iran

IRAN-  Bashkimi Evropian zgjeroi sanksionet kundër Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut në vend, duke futur në listën e zezë 32 individë të tjerë dhe dy persona të tjerë juridikë. Dokumentet përkatëse janë publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në botim thuhet se në përputhje me angazhimin e BE-së për të adresuar të gjitha shqetësimet në lidhje me Iranin, duke përfshirë situatat e të drejtave të njeriut, 32 individë dhe 2 persona juridikë do të përfshihen në listën e individëve, subjekteve, organizatave dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese, shkruajnë mediat e huaja. 

Të paktën 529 njerëz janë vrarë në demonstrata, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran. Mbi 19.700 të tjerë janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e fushatës iranian që ka për qëllim shtypjen e protestave. Disa persona të lidhur me këto protesta janë ekzekutuar.

bashkimi evropian

Sondazh

Poll