Politike

FOTO-LAJM/ Mbi dy vite i larguar, Vangjush Dako ‘udhëheq’ mbledhjet e PS-së në Durrës: Drejtimi i duhur

Në mur qëndron ende fotoja e Dakos që drejtoi këtë bashki për tre mandate.

19 Shkurt 2023, 18:15 Nga F.M
FOTO-LAJM/ Mbi dy vite i larguar, Vangjush Dako ‘udhëheq’
Vangjush Dako

DURRËS- I shpallur non-grata, i larguar si drejtues politik e kryebashkiak nga Durrësi, Vangjush Dako vijon ende të jetë ‘slogani’ për Partinë Socialiste në qytetin bregdetar.

Në një postim të bërë vetëm një ditë më parë nga selia e Partisë Socialiste në Durrës, shihet se në mur qëndron ende fotoja e Dakos që drejtoi këtë bashki për tre mandate.

“Vangjush Dako, drejtimi i duhur për Durrësin,”- shkruhet mbi foto.

Në vitin 2020, kryeministri Edi Rama e mori vetë drejtimin politik të kësaj zone, ndërsa fushatën në zgjedhje, ia besoi Ardian Çelës. Siç duket, dhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite, PS s’e ka harruar drejtimin nga Dako.

vangjush dako në kafe partia socialiste

Sondazh

Poll