“Djajtë” të pandalshëm, tashmë shohin nga kreu i Premier League
ANGLI - Manchester United ia del me sukses të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me rezultatin...
Becker kaloi 30 muaj burg në Britani për shkeljen e rregullave të falimentimit duke fshehur rreth 3.1 milionë dollarë pasuri për të shmangur pagesën e borxheve.
GJERMANI - Ish-tenisti më i mirë në botë, Boris Becker, ka falënderuar sot tenistin serb Novak Gjokovic për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kohës që ishte në burg në Britani dhe shtoi se Gjokoviçin e konsideron “ndoshta lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave”.
Gjatë prezantimit të një dokumentari në Festivalin e Filmit në Berlin për sukseset e tij në lojë dhe vështirësitë që hasi pas karrierës, ish-tenisti gjerman tregoi se Gjokoviç ishte gjithmonë pranë tij.
"Gjokovic është bërë anëtar i familjes. Ju e dini që kemi pasur një bashkëpunim afatgjatë profesional dhe e kemi përfunduar në vitin 2016. Por gjithmonë kemi qëndruar afër, sidomos gjatë paraburgimit. Ai më ka mbështetur mua dhe ka mbështetur familjen time. Kur ai fitoi titullin unë fillova të qaj”, tha Becker, i cili ndoqi udhëtimin e Novak në Wimbledon nga burgu.
Becker ishte trajner i Gjokoviçit nga viti 2013 deri në vitin 2016. Gjokoviç më pas fitoi gjashtë tituj Grand Slam, dhe deri më tani gjithsej 22.
Në atë dokumentar, Gjokoviç thekson se ai mori "forcën mendore" të nevojshme për të luajtur nën presionin e Becker.
“Jam shumë krenar për faktin që ndoshta një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave është pjesë e historisë për mua”, tha Becker.
Becker kaloi 30 muaj burg në Britani për shkeljen e rregullave të falimentimit duke fshehur rreth 3.1 milionë dollarë pasuri për të shmangur pagesën e borxheve.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Manchester United ia del me sukses të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me rezultatin...
POLONI - Shumë diskutime ka në Poloni për ndeshjen e parë debutuese të trajnerit Santos në shtëpi. Polakët do të pr...
SPANJE - Emri i Josep Contreras, një ish-drejtor i FC Barcelona që vdiq dhjetorin e kaluar, del gjithmonë e më tepër në skandali...
TURQI - Trupi i Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmeti në Turqi, do të riatdhesohet në Ganë të dielën, tha ministria ...
FRANCE - Është një goditje e re për Neymar dhe për PSG-në. Gjatë një dueli me Benjamin André, braziliani p...
ANGLI - Rafaela Pimenta, agjentja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland, ka zbuluar tarifën e transferimit të lojtarit. “Erling H...
FRANCE - Lionel Messi i ka dhuruar fitoren në limit PSG, e cila mposhti 4-3 Lille. Argjentinasi realizoi golin e fitores në shtesë falë nj...
TIRANE - Tirana ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit ndaj Kastriotit më një gol të Nikqit në minutë...
ARABI SAUDITE - Jeta e Georgina Rodríguez ndryshoi plotësisht kur takoi futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo shtatë vje...
ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në p...