Bota

Zyrtarja: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

19 Shkurt 2023, 21:49 Nga F.M
Zyrtarja: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e
Alicia Kearns

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, i cili synon normalizimin e marrëdhëniet mes dy palëve.

“Paqartësia e gjuhës në plan është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Ccfarw do tw thotw? Ne nuk duhet të lejojmë Republikën Srpska në Kosovë,”- tha Kearns për gazetaren e Al Jazeera, Aida Hadžimusić.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet,”- shtoi ajo.

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kearns thotë se ka folur me ministrin e Jashtëm të Kosovës.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe, ne ishim shumë të qartë, nuk e mbështet.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Beogradi zyrtar këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. 

Kryeministri i Kosovës Abin Kurti thotë se çdo shoqatë e ardhshme mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti Republika Srpska mund të bllokojë vendimet e qeverinë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kearns thotë se politika secesioniste është më e rrënjosur se kurrë.

Ajo i konsideron pozitive premtimet e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili “premtoi të mos lejojë shpërndarjen e pronës shtetërore në Republikën Srpska, si dhe të anulojë përkujtimin e 9 janarit.”

“Ajo ditë festohet në Republikën Srpska si një festë entiteti, e cila shënon datën nga viti 1992 kur, në kundërshtim me rregullimet kushtetuese të asaj kohe, u shpall në mënyrë të njëanshme një krijim i quajtur "Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës". Për boshnjakët dhe kroatët, kjo datë përfaqëson fillimin e persekutimit dhe krimeve masive. Gjykata Kushtetuese e BiH e shpalli 9 janarin si festë antikushtetuese të RS.

"Këto janë premtime pozitive që ai bëri përpara Komitetit Britanik të Politikës së Jashtme,"- tha Kearns për Al Jazeera, duke vlerësuar pozitivisht faktin se Bosnja dhe Hercegovina formoi shpejt një qeveri pas zgjedhjeve në tetor të vitit të kaluar.

Marrë dhe përshtatur nga Al Jazeera

britania e madhe alicia kearns

Sondazh

Poll