Bota

VIDEO/ Tërmeti tragjik në Turqi, dhjetëra tollumbace të kuqe vendosen mbi rrënoja për të nderuar fëmijët viktima

Ata u ngjitën në mbeturinat në Hatay dhe lidhën balonat në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e rrënojave.

19 Shkurt 2023, 20:11 Nga F.M
VIDEO/ Tërmeti tragjik në Turqi, dhjetëra tollumbace të kuqe
Tollumbace

TURQI- Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tollumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar fëmijët që kanë mbetur viktima të tërmeteve të fundit. Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në Hatay dhe lidhën tollumbacet në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e rrënojave.

Më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit tragjik që trondit Turqinë e Sirinë më 6 shkurt.

Numri i të vdekurve në Turqi është 40,642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh.

termet ne turqi

Sondazh

Poll