Bota

Bie nga struktura e parkimit në Disneyland, vdes një grua, autoritetet: S’është e para ngjarje që ndodh

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Anaheim, e cila ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga punonjës së strukturës së parkimit të Mickey and Friends në Disneyland Resort rreth orës 6:50 pasdite.

19 Shkurt 2023, 19:58 Nga F.M
Bie nga struktura e parkimit në Disneyland, vdes një grua,
Disneyland

KALIFORNIA- Një grua ka ndërruar jetë pasi dyshohet të ketë rënë një strukturë parkimi të Disneyland, Kalifornia. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur të shtunën në mëbrëmje.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Anaheim, e cila ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga punonjës së strukturës së parkimit të Mickey and Friends në Disneyland Resort rreth orës 6:50 pasdite.

Personat që e kanë telefonuar kanë thënë se kanë gjetur një grua që dyshihet se ka rënë ose është hedhur nga ajo strukturë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes oficerët gjetën gruan në tokë dhe pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha e dërgimit në spital, ajo u shpall e vdekur.

Struktura e parkimit me shumë nivele është në skajin veriperëndimor të Disneyland në Anaheim. Kjo nuk është vdekja e parë që ndodh në këtë vend. Në dhjetor, një burrë u raportua se kishte kryer vetëvrasje në të njëjtën strukturë.

disneyland

Sondazh

Poll