Bota

Maqedonia i kërkon Brukselit heqjen e tarifës 7 euroshe për të udhëtuar në vendet Shengen

Ky sistem, përveç Maqedonisë së Veriut, do të zbatohet edhe për qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përfshirë edhe ata nga Ballkani Perëndimor, të cilët janë kandidatë për anëtarësim.

19 Shkurt 2023, 21:08 Nga F.M
Maqedonia i kërkon Brukselit heqjen e tarifës 7 euroshe për
Viza

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia i ka kërkuar Brukselit heqjen e tarifës prej 7 euro për të udhëtuar në zonat Shengen. Në këtë mënyrë, Shkupi ka vendosur t’i përgjigjet Brukselit për Sistemin ETIAS, i cili parashikon që çdo qytetar i vendit duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike përpara se të udhëtojë në vendet e zonës Shengen, si dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër.

Ky sistem, përveç Maqedonisë së Veriut, do të zbatohet edhe për qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përfshirë edhe ata nga Ballkani Perëndimor, të cilët janë kandidatë për anëtarësim.

“Zëvendëskryeministri Mariçiq tashmë është në komunikim me kolegët e tij nga rajoni dhe ka disponim nga ana e tyre për këtë nismë. Bisedimet janë duke vazhduar dhe deri në maj pritet t’i dërgohet një mesazh i përbashkët Komisionit Evropian,”- tha Sekretariati për Çështje Evropiane.

Sistemi do të fillojë të funksionojë nga nëntori i këtij viti, ndërsa regjistrimi elektronik do të kushtojë shtatë euro dhe do të vlejë për çdo hyrje të radhës në vendet e specifikuara brenda një periudhe 3-vjeçare.

maqedoni e veriut sistemi etias

Sondazh

Poll