Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm nga kompania META: Tani mund të keni ‘tick blu’, në këmbim të një pagese!

Ky opsion, do të jetë në i mundshëm në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë, ndërsa për vendet e tjera, do të shihet në javët në vijim.

19 Shkurt 2023, 20:54 Nga F.M
Njoftimi i rëndësishëm nga kompania META: Tani mund të keni
Kompania Meta

SHBA- Përdoruesit e Instagram dhe Facebook tani do të mund të të kenë një ‘tick blu’ (llogari të verifikuar) në këmbim të një pagese. Meta Verified do të kushtojë 11,99 dollarë (9,96 £) në muaj në ueb, ose 14,99 dollarë për përdoruesit e iPhone.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Meta, tha se masa e marrë do të përmirësojë sigurinë dhe origjinalitetin në aplikacionet e mediave social, dhe se do t’u japë abonuesve rritje të shikueshmërisë postimeve të tyre, mbrojtje nga imituesit dhe akses më të lehtë në shërbimin ndaj klientit, përsa u përket faqeve biznes.

Ky opsion, do të jetë në i mundshëm në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë, ndërsa për vendet e tjera, do të shihet në javët në vijim.

Kompania Meta e ndërmarrë këtë lëvizje, tre muaj pasi Elon Musk, pronar i Tëitter, zbatoi një sistem verifikimi me pagesë në nëntor 2022. “Ticks blu” janë përdorur si mjete verifikimi për llogaritë e profilit të lartë për të nënkuptuar vërtetësinë e tyre.

kompania meta

Sondazh

Poll