Asfiksohen dy vëllezërit në Bulqizë, u futën në shpellë të rregullonin tubacionin e ujit që ishte prishur nga ngricat
Shpella BULQIZË- Dy vëllezër, të identifikuar si Adil dhe Ndriçim Tola, janë futur brenda një shpelle në malin e ...
Djali i familjes thotë se ai ka qenë njeriu që përkujdesej për nënën pas një aksidenti tragjik në vitin 1991 që shkaktoi plagosjen e saj dhe humbjen e babait të tyre.
TIRANË- Gëzimi e Vera janë vëlla e motër që kanë ardhur sot në “Shihemi në Gjyq” për të sqaruar një amanet të nënës së tyre lidhur me një shtëpi dhe ndarjen e saj mes 5 fëmijëve. Përpara se të arrijë në sqarimin e situatës, Gëzimi i kthehet zanafillës së problemit mes tyre për ta qartësuar për publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Djali i familjes thotë se ai ka qenë njeriu që përkujdesej për nënën pas një aksidenti tragjik në vitin 1991 që shkaktoi plagosjen e saj dhe humbjen e babait të tyre.
Gëzim: Në vitin ’91 me ardhjen e demokracisë u gëzuam të gjithë. Nëna e babai të vjetër shkuan në një dasmë. Në atë kohë nuk kishte as autobusë, as benzinë asgjë. I thashë shiko, koha është e tillë që s’po ka, si do shkoni në këmbë? Në këmbë kanë shkuar. Shkuan atje në dasmë, ngrihet një kapter Garde, me pistoletë në dorë. Në vend të kërcejë dhe të hedhë plumbin në ajër, shkon e drejton te dasmorët. Shkoi plumbi…
Vera: Ky plumb të ka mashtruar gjithë jetën ty!
Gëzim: Prandaj kam ardhur me të zeza sepse unë mbaj zinë e nënës nga 24 vjet.
Vera: Respekti që kam pasur unë për ty dhe për motrat sigurisht sse kemi motra të mira…
Vera: Po ti që të më biesh këtu…
Gëzim: Këmisha e zezë, unë mbaj zinë e nënës nga 24 vjet, e kupton. 24 vjet nuk e heq dhe nuk do ta heq pa mbaruar pjesa e dytë që është më e rëndësishmja, amanetin e nënës sime.
Gëzim: Ti di gjë që me amanet ma ka lënë mua tapinë? Ju e vodhët tapinë.
Vera: Unë s’kam vjedhur gjë, kam qenë në itali.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi te ajo dasma Gëzim?
Gëzim: Kulmi i kulmit është tani, ai kapteri i Gardës duke qëlluar i dehur në vend që të qëllonte lart, qëllon këtu, plumbi shkon te babai tejpërtej, del nga babai dhe shkon te nëna. Atje fuqia e plumbit humbet, nëna plagoset, plumbi mbetet në krah. Babai vdiq, nëna e plagosur, e gjithë barra më binte mua, aty s’kishte njeri, vetëm unë isha.
Marrë nga tvklan.al
Shpella BULQIZË- Dy vëllezër, të identifikuar si Adil dhe Ndriçim Tola, janë futur brenda një shpelle në malin e ...
Gëzimi dhe Vera TIRANË- Gëzimi, vëllai që akuzon në “Shihemi në Gjyq” 4 motrat e tij, rrëfen edhe...
Erion Alibej ELBASAN- Erion Alibej i druhej seriozisht një hakmarje të mundshme dhe kjo nisur nga vrasjet e shumta në seri, që prej 29 ...
Sherr në Shkodër SHKODËR- Dy burra janë përleshur më njëri-tjetrin në Shkodër. Pamjet e sherrit janë publ...
Policia greke GREQI- Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në një klub nate. ...
Alda Klosi TIRANË- Alda Klosi, ish-zyrtarja që është vënë në pranga dhe po hetohet për pastrim parash, fshehje...
Spanjë SPANJË- Një shqiptar është gjetur i vdekur në një nga ‘shtëpitë e barit’ në Spanjë...
Policia HOLANDË- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet holandeze. Shqiptari ka qenë du...
Kallashnikovi dhe makina e braktisur në Klos KLOS- Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premte, ...
Foto Ilustruese SHKODËR- Një 16 vjeçar së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë ishin shndërruar në tme...