Aktualitet

Asfiksohen dy vëllezërit në Bulqizë, u futën në shpellë të rregullonin tubacionin e ujit që ishte prishur nga ngricat

Ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

19 Shkurt 2023, 20:29 Nga F.M
Asfiksohen dy vëllezërit në Bulqizë, u futën në
Shpella

BULQIZË- Dy vëllezër, të identifikuar si Adil dhe Ndriçim Tola, janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë punës, ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Të dy janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

bulqize asfiksohen 2 persona ne bulqize adil tola ndricim tola

Sondazh

Poll