Aktualitet

Ishin nisur për vrasje? Katër persona s’i binden policisë në Klos, braktisin mjetin me armë e kapuçë të zinj

Patrulla e policisë, e stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit, ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur.

19 Shkurt 2023, 15:23 Nga F.M
Ishin nisur për vrasje? Katër persona s’i binden policisë
Foto Ilustruese

KLOS- Katër persona janë larguar në drejtim të paditur duke lënë pas makinën e mbushur me municion luftarakë dhe kapuçë të zinj. Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së të premtes.

Patrulla e policisë, e stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit, ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur.

Ata kanë vijuar rrugën dhe janë larguar në një distancë jo shumë të largët, ku kanë braktisur automjetin e janë larguar në drejtim të paditur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe municionë luftarakë. Prokuroria e Matit ka nisur hetimet. Dyshimet janë se katërshja mund të ishin nisur për të kryer vrasje. Pritet njoftim zyrtar nga policia.

klos

Sondazh

Poll