Aktualitet

Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët në Klos, terreni vështirëson punën e zjarrëfikësve

Zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë.

19 Shkurt 2023, 14:14 Nga A.B
Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët në Klos,
Zjarr

KLOS- Qindra hektarë pyje e kullota në Klos janë përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Flakët janë afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë. Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi./Dosja.al

zjarr ne klos klos

Sondazh

Poll