Aktualitet

Flakët përfshijnë sipërfaqen masive me ullinj në Berat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era.

19 Shkurt 2023, 14:52 Nga A.B
Flakët përfshijnë sipërfaqen masive me ullinj në Berat,
Zjarrefikesja

BERAT- Një tjetër vatër zjarri në vend. Pas Klosit, flakët kanë përpirë një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror,e gjitha e mbjellë me ullinj. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja konfirmojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

zjarr ne berat berat

Sondazh

Poll