Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, në zonë ndodhet edhe shtëpia e vëllait të Ardit dhe Rigers Spahiut

Në zonën ku është gjetur makina 'BMW X6' me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.

19 Shkurt 2023, 13:14 Nga A.B
Atentati i dështuar në Elbasan, në zonë ndodhet edhe
Ardit dhe Rigers Spahiu

TIRANË- Policia ka ngritur dy pista hetimi për ngjarjen e rëndë kriminale të zbuluar në Elbasan. Përveç, Erion Alibej, policia ka dyshime se mund të jetë edhe vrasje për hakmarrje, e lidhur me vëllezërit Spahiu, njëri prej të cilëve kunat me Erjon Alibejn.

Në zonën ku është gjetur makina 'BMW X6' me 3 kallashnikovë brenda ka shtëpinë edhe Arben Spahiu, vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.

Arben Spahiu jeton me gruan në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt. Arben Spahiu është i martuar me motrën e Erjon Alibejn. Dyshimet kanë nisur pasi mjeti ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, e mendohet se mund të përdorej nga grupi i Erjon Alibej, për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën.

Policia ka fiksuar disa gjurmë gishti në makinë, të cilat do ndihmojnë për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin. Makina është mbajtur në vëzhgim, por për rreth një javë nuk është paraqitur asnjë person pranë saj. Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërhyrë, duke vijuar veprimet me marrjen e gjurmëve të gishtave.

ardit spahiu rigers spahiu parandalohet atentati ne elbasan

Sondazh

Poll